Kjo do të thotë që ndalimi do të jetë i plotë. Zvicra, pavarësisht se është një nga vendet më të shëndetshme dhe miqësor ndaj mjedisit, ka rregullat më të dobëta për duhanin në Europë.
Krahasuar me Europën çmimi i cigareve është më i lirë në Zvicër. Po ashtu 27% e zviceranëve e konsumojnë duhanin që është më e lartë se mesatarja europiane.
Pavarësisht se aktivistë të ndryshëm kanë kërkuar mbajtjen e referendumit për të ndaluar reklamimin, qeveria ka rekomanduar votën për Jo.
Referendumi i kësaj të diele është prej votimeve që bëhet në sistemin e demokracisë direkte në Zvicër. Votuesit do të vendosin mbi disa propozime, edhe sa i përket testimit të kafshëve apo parave të reja në media.