Dhjetëra biznese regjistrohen çdo ditë në sportelet e shërbimit të QKR-së në Durrës.
Fillimi i aksionit të qeverisë kundër informalitetit dhe evazionit fiskal ka trembur shumë biznese informale që këto ditë nxitojnë të regjistrohen e të blejnë kasat tatimore, ndërsa për të përballuar fluksin e kërkesave, QKR-ja po punon me orare të zgjatura.
Për të shmangur vonesat në marrjen e shërbimit përfaqësuesit e QKR-së në Durrës i orientojnë subjektet që të përdorin edhe sportelin elektronik, ku veprimet janë të thjeshta e mund të kryhen si nga individët, tregtarët ambulatorë dhe bizneset.