Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, në aksin rrugor Shkozet-Plepa të Durrësit.
Viktima është identifikuar si shtetasi 36-vjeçar Apostol Shehu, i cili ka qenë duke drejtuar një mjet tip Benz me targa Dr 1979 E, kontrollin e të cilit e ka humbur pranë mbikalimit, ku edhe është përplasur.
Në vendngjarje mbërritën forca policore për të hetuar shkaqet e aksidentit, nëse ai ka ardhur si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë, apo ndonjë defekti teknik të mjetit.