Dy persona janë gjetur të vdekur në Prishtinë, në dy raste të ndara.
Në rastin e parë, një grua ka njoftuar policinë se në rrugë ka vërejtur një person të shtrirë. Sipas raportit 24 orësh, njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkohë në rastin e dytë, rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugë është gjetur i shtrirë një burrë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, njofton policia.