Një burrë i quajtur David Kaser 56 vjeç ka vrarë dy vajzat e tij Clarrissa Kader 19 vjeç dhe Crystal Kaser, 14 vjeç në në Oklahoma, Shtetet e Bashkuara. Ai i ka vrarë vajzat në momentin kur po fliste me gruan e tij dhe po tallej me të duke i thënë “a po të pëlqen kjo”, më pas ai drejton armën drejt vetes dhe vetëvritet.
Nëna e tmerruar dhe e dëshpëruar ka njoftuar policinë dhe i tregoi se ai e ka telefonuar dhe e ka kërcënuar se do i vrasë dy vajzat e saj. Ajo i tregoi policisë se ka dëgjuar një të shtënë me armë para se burri ti thoshte “a po të pëlqen kjo?”
Policia ka hyrë në banesë dhe gjetën 3 kufoma. Një zyrtar është shprehur se kjo ngjarje është kaq e pavend dhe njofton këdo që ndihet i pashpresë, i zemëruar ose jashtë kontrollit të kontaktojë me ta për një zgjidhje.
“Kjo është aq e pavend për komunitetin tonë, saqë të gjithë jemi duke u përpjekur të kuptojmë pse. Unë kërkoj që nëse jeni në një situatë në të cilën ndiheni të pashpresë, të zemëruar ose jashtë kontrollit, ju lutemi na telefononi dhe na lini t’ju ndihmojmë”, është shprehur një zëdhënës i policisë në Sand Springs në një deklaratë. /tvklan.al