Debati është formë gazetareske që sjell infomacione burimore, autentike dhe të pamohueshme. Të gjithë ata që i shmangen debateve, në fakt i shmangen zbardhjes së dukurive, i shmangen së vërtetës, i shmangen si kryefrikacakë zhveshjes morale! Kujt i duhen, pra, këta frikacakë
A kemi elitë fetare në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, siç kemi elitë politike? Nëse elita politike vazhdimisht është përballur, madje edhe deri në debate, për ta propaguar të vërtetën dhe për të ngjadhnjyer e vërteta mbi dukuri të ndryshme në këtë sferë, elita fetare sikur ka rënë në gjumë. Apo, nuk e kemi fare elitën fetare?
Tashmë botërisht dihet se elita politike në Maqedoni ka futur duart thellë edhe në elitën fetare dhe është determinuese e zhvillimeve dhe aktiviteteve fetare. Pra, ashtu siç do politika ditore, ashtu edhe zhvillohen aktivitetet fetare! Jo rastësisht, sot, e vetmja orgnizatë që sulmohet si filiale apo si shtab politik është Bashkësia Fetare Islame në RMV. Pse?
Sepse, u djegur politikisht! Tash e katër vite radhazi kjo Bashkësi sulmohet si bastion politik; tash e katër vite nëpër portale kombëtare “shëtitet” një dokument i lëshuar nga shërbimet sekrete serbe si shantazhë ndaj atyre që lehtësisht mundohen të ikin nga këto shërbime dhe, deri më sot, asnjë debat, asnjë ngjarje gazetareske mbi zbardhjen e këtij dokumenti apo mbi ata që e përkrahin personazhin e këtij dokumenti të UDB-së – Shaqir Fetain!
Të githë mediat e dinë se Shaqir Fetai është produkt i veprimeve të dyshimta politike të shërbimeve sekrete ndërkombëtare si dhe të vendit! (Ndërkombëtare, sepse, jo njëherë është fërkuar dhe ka dalur si përkrahës i politikave ruse të Putinit, saqë në kurth e ka futur edhe kryeminitstrin teknik shqiptar të RMV-së, Talat Xhaferin)! Deri më sot, asnjë debat, asnjë përpjeke mediale për ta zbardhur këtë të vërtetë! Kjo dëshmon se mediat tona (sidomos portalet) janë me themelues politik të personave që e duan mjegullën informative. Mediat nuk duhet të jenë shantazhistë, as vjelës të taksave kundër atyreve që u pezullon mbi qafë gijotina! Thjesht, duhet të jenë dhe të bëhen zgjidhës të litarit të gijotinës që pezullon mbi qafën e të akuzuarve me fakte e me argumente (jo sipas politikave të inkuzicionit).
A debatuan ndonjëherë mediat e vendit (mediat shqiptare) mbi mënyrën se si u instalua Shaqir Fetai në krye të BFI-së? A debatuan ndonjëherë mediat shqiptare mbi aktivitetin spiunesk të Shaqir Fetait, qoftë kjo për ta zbardhur si të vërtetë apo si të pavërtetë këtë fakt! A debatuan ndonjëherë mediat shqiptare të RMV-së për ta zbardhur të vërtetën e Shaqir Fetait si produkt i shërbimeve politiko-policore të vendit dhe më gjërë? A u debatua ndonjëherë mbi të vërtetat (apo të pavërtetat) që shpërthejnë nga brendia e BFI-së? Jo, sepse, që të gjitha janë të shantazhuara, që të gjitha mediat janë të blera prej Shaqir Fetait me paratë e fitrit, ose, që të gjitha mediat e vendit janë nën direktivat e politikave të pushtetit që janë shumë të mëkatshme në rastin “Shaqir Fetai”!
Shaqir Fetai është rast unikat që duhet të studiohet në fusha të ndryshme, sidomos në fushën e shërbimit sekret si hoxhë klasik! Shaqir Fetai duhet të analizohet si dukuri politike e cila shkaktohet eksluzivisht për t’i bërë dëm fushës fetare! A është analizuar ky dëm kolosal kolateral nga mediat shqiptare të vendit? Natyrisht që jo, sepse, ky hulumtim sot për sot gjendet nën “regjimin” politik si dhe të parave të pista!
Mediat e vendit, e kanë të gjallë personazhin politik (Nexhat Ibrahimin) të cilin e paska spiunuar Shaqir Fetai! Pse nuk i ballafaqojnë të dy personazhet që të zbardhet e vërteta! Pse anashkalohet ky debat, i cili do të duhej ta zbardhte të vërtetën? Në mungesë të këtij debati, apriori opinioni duhet ta besojë si të vërtetë rrëfimin e Nexhat Ibrahimit, mikut studentor të Shaqir Fetait! Sepse akoma është gjallë pala e dëmtuar para të cilit heshtë si qyqar Shaqir Fetai, apo, duhet të heshtet sepse do të dëmtohet shumë subjekti politik-policor i cili e instaloi Shaqir Fetain në krye të BFI-së! Atëher, kjo flet se të gjithë mediat, të gjithë portalet, që e kursejnë Shaqir Fetain, janë në shërbim të dëmtimit të Bashkësisë Fetare Islame (për të mos thënë në krah të shërbimerve sekrete ku gjendet Shaqir Fetai) e cila ka arritur pozitën të cilën nuk e ka pasur kaq të mjerë në asnjë etapë të historikut të vet! Një ditë, kur do të studiohen këto etapa, pa dyshim do të diskutohen edhe faktorët që sollën deri në këtë pozitë të mjerë, madje do të fajësohen edhe më shumë se vetë Shaqir Fetai i cili, asnjëherë nuk e ka mohuar se është njeri i keq, se është shpirtzi, se është i rrezikshëm, se është krenaria e UDB-së serbe! /LMR në BFI/