Kumanovë – 14 maj, – Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, Organizata joqeveritare “Ekipi aksionar në komunitet”, me seli në Vashington dhe që vepron nëpër shumë vende të rajonit dhe më gjërë, ka organizuar ligjeratë mbi tolerancën dhe bashkëjetesën ndërkonfesionale. Pjesëmarrës kanë qenë përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare, ndërsa mbi qëndrimet e fesë islame për tolerancë dhe bashkëjetesë fetare ka ligjeruar teologu, H. Shaban ef. Aziri, në cilësinë e Kordinatorit të Këshillit për Mbrojtjen e Kushtetutshmërisë së BFI në RMV.
Në këtë event, të pranishmit patën rastin që të njohtohen mbi konceptin e fesë islame për sa i përket dialogut, tolerancës, bashëjetesës ndërfetare si dhe paqes në përgjithësi, dhe mbi mësimet islame në kultivimin e këtyre vlerave të shenjta për çdo krijesë të Zotit.
H. Shaban ef. Aziri, duke u mbështetur në dy burimet kryesore të islamit, në Kurn’nin famëlartë si dhe në Sunetin e Pejgamberit a.s. të pranishmëve u solli shumë shembuj që flasin qartë se si islami obligon çdo njeri, në veçanti myslimanët, që të jenë bartës të vlerave më të larta që kalisin fuqishëm bashkëjetesën dhe që kultivojnë paqen. Efendi Aziri ka nënvizuar porosinë e shenjtë mbi kujdesin për çdo jetë të njeriut, mbi kultivimin e dashurisë për njeriun, pavarësisht përkatësisë së tij etnike, fetare, racore, kulturore etj.