Egjipti dhe Katari i japin Hamasit një projekt-marrëveshje për një armëpushim në Gaza

Një delegacion i Hamasit është takuar me ndërmjetës nga Egjipti dhe Katari. Ndërmjetësit paraqitën një plan i cili parashikon lirimin e pjesshëm të pengjeve në këmbim të një armëpushimi disa ditor, rritjen e numrit të kamionëve me ndihma që hyjnë në Rripin e Gazës dhe lirimin e të burgosurve palestinezë.

Një burim i Hamasit tha për mediat vendase se drafti “nuk adreson nevojat e popullit tonë për siguri, stabilitet, ndihmë dhe rehabilitim, as hapjen e vendkalimeve, veçanërisht të kalimit Rafah. Delegacioni përsëriti se ajo që populli ynë dëshiron është një armëpushim i plotë, gjithëpërfshirës dhe i përhershëm, tërheqja e plotë nga Rripi i Gazës, kthimi i të shpërngulurve dhe heqja e rrethimit”.

Përfaqësuesit e Hamasit vunë në dukje gjithashtu se organizata mbetet e hapur ndaj çdo ideje apo negocimi për të arritur këto qëllime dhe për të zbatuar rezolutën 2735 të Këshillit të Sigurimit, e cila kërkonte pranimin e planit të paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden majin e kaluar.

Leave a Reply