Egjipti rihapi për turistët varrin 4,700-vjeçar të Mbretit Djoser në piramidën e Saqqara pas një restaurimi që zgjati 15 vite.
Varri i pozicionuar në jug të Kajros, shtrihet pranë Piramidës së famshme të Faraonit të Dinastisë së Tretë, struktura më e hershme e gurit në Egjipt, e cila në vetvete ishte mbyllur për restaurim deri në Mars 2020, por prej pandemisë së koronavirusit nuk ishte e mundur të hapej.
Varri i ndërtuar midis 2667 para erës sonë mendohet se është realizuar për arsye simbolike, ose ndoshta për të ruajtur organet e brendshme të Djoser, tha Mostafa Waziri, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve të Egjiptit.
Egjipti është i prirur për të ringjallur turizmin pas pandemisë koronavirus ndaj po shfaq një seri zbulimesh të reja si dhe një muze të ri që do të hapet në fund të muajit.