Ky filmim tregon momentet e një eklipsi të rrallë diellor, të fiksuar në Australi. Bëhet fjalë për një eklips diellor që konsiderohet si hibrid dhe që ndodh rrallë, një herë në 10 vite.
Quhet hibrid pasi kur Hëna vendoset në vijë të drejtë mes Diellit dhe Tokës, në disa vende ajo e bllokon plotësisht pamjen e Diellit, ndërsa në të tjera krijon dukjen e një unaze të zjarrtë. Sipas ekspertëve, gjithçka varet nga këndi i vështrimit.
Këto filmime janë bërë në Australi, një prej vendeve të pakta ku pamja dhuroi spektakël për mijëra kureshtarë që ishin pajisur me syze dielli dhe filtra të errët për ta shijuar.