Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi u shpreh shumë besimplotë se në tetor Shqipëria do të marrë një përgjigje pozitve nga Bashkimi Europian.
E ftuar në studion e emisionit të mëngjesit “7pa5”, në Vizion Plus, deputetja Ekonomi theksoi para moderatores Pranvera Borakaj se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrat e saj dhe se po lufton fort për të çelur negociatat me BE.
Ekonomi u ndal edhe tek koncesioni i aeroportit të Vlorës, ku opozita ka hedhur akuza duke e cilësuar si një tjetër aferë korruptive të qeverisë.
Ekonomi tha se aeroporti I Vlorës do të jetë një tjetër histori suksesi për vendin ashtu si ai i Kukësit, pasi do t’I shërbejë banorëve të kësaj zone por edeh zhvillimit të turizmit në vend, që sipas saj, nën drejtimin e socialistëve ka marrë një zhvillim të madh./VizionPlus/