Eksperti shqiptar i ekonomisë Edmond Çoku, që jeton në New York tregoi sesi është gjendja atje nga koronavirusi. Në një lidhje për “Vizion Plus”, Çoku tha se pjesa më e madhe e qytetarëve janë izoluar dhe se frika qëndron tek kapacitetet e spitaleve për të përballuar situatën.
“Njerëzit kanë shumë kujdes, po ndjekin masat e qeverisë. Janë izoluar shumica e qytetarëve. Panik nuk ka, marketet janë të hjapura, bankat janë të hapura. Kufizime nuk kemi në lëvizje, në atë kuptimin e shteteve të tjera të botës. Por është kërkuar që të gjithë të izolohen. Komuniteti po vazhdon jetën, njerëzit duhet të rrinë në shtëpi dhe po mbyllen në shtëpi. Vetëm lëvizjet ekzistenciale, nuk është gjendja si në Itali. Është shumë e vështireë të kërkosh izolimin 100%, kjo do të vazhdojë disa javë. Shpresoj që të kemi arritur pikun. Të gjithë njerëzit janë në merak për kapacitetin e spitaleve sepse po arrihet në maksimum. Kjo situatë është shumë më keq sesa në 2008.”
/Vizion Plus/