Eksperti ushtarak dhe strategjik, koloneli Hatem Al-Falahi, konfirmoi se Hezbollahu ka filluar të përdorë armë të reja në luftën kundër ushtrisë izraelite, më së shumti po përdor raketën e quajtur “Heavy Burkan”.
Koloneli Al-Falahi e përshkroi raketën “Burkan” si një raketë të rëndë, me rreze të shkurtër (nga 300 në 500 kilometra), që mban një kokë lufte shpërthyese dhe përdoret për të goditur objektiva të sakta, që do të thotë se mund të arrijë objektiva të rëndësishëm brenda territoreve të pushtuara, raporton Aljazeera.
Koloneli Al-Falahi tha se raketa “Burkan” mund të lansohet nga platforma fikse ose lëvizëse.