Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe janë përplasur sërish, këtë herë për vaksinat e Covid. Ka qenë kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel, që ka akuzuar Britaninë se kjo e fundit ka ndaluar plotësisht eksportimin e vaksinave që janë prodhuar në tokën e saj.
Por sipas BBC, Sekretari i Jashtëm Dominic Raab i ka shkruar Michel, dhe mësohet ti ketë që këto pretendime janë të rreme dhe nuk ekzistojnë.
Kjo është hera e dytë që nga fillimi i vitit që Britania e Madhe dhe BE janë në mosmarrëveshje për çështjen e prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave të koronavirusit.
Në janar, BE prezantoi një sistem të ri të kontrolleve mbi eksportet e vaksinave mes shqetësimeve mbi disponueshmërinë e furnizimeve në kontinent, duke u kërkuar prodhuesve të kërkojnë leje nga qeveritë kombëtare për shitjet e planifikuara.
Ndërkohë BE dhe me vende të tjera ka pasur përplasje. Rasti i fundit është bllokimi i 250 mijë dozave të AstraZeneca nga Italia të cilat do të eksportoheshin drejt Australisë. Qeveria italiane nuk lejoi dërgimin e këtyre dozave gjë që solli reagim nga Australi e cila u ankua dhe tek Bashkimi Evropian.
Lufta e vaksinave tashmë ka një përhapje globale, pasi vendet e pasura kanë marrë sasinë më të madhe të dozave, nga ana tjetër shumë vende të varfra nuk e kanë nisur ende procesin e vaksinimit.