Mijëra protestues të zemëruar kanë pushtuar rrugët e El Salvadorit pas prezantimit të Bitcoin si një mjet ligjor këmbimi. Sipas Presidentit Nayib Bukele, monedha kripto do të ndihmojë salvadorianët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit për të dërguar para më lehtë.
Por demonstruesit tremben se ky vendim i ri do të sjellë destabilitet dhe inflacion në shtetin e varfër të Amerikës Latine. Disa prej tyre i vendosën zjarrin një makinerie të Bitcoin, ndërsa të tjerë mbanin pankarta ku shkruhej “Bukele Diktator”.
Javën e shkuar, El Salvadori u bë vendi i parë që përdori monedhën virtuale si mjet këmbimi, bashkë me dollarin amerikan.