Jo vetëm qeveria aktuale britanike, por edhe ajo në pritje, duket se ende nuk po gjejnë dot rrugën e duhur për të zvogëluar malin e kërkesave për azil të bëra në Britani, dhe politikat e tyre janë paka a shumë një kopje dhe përsëritje e propozimeve dhe praktikave të dështuara ndër vite, të cilat janë shndëruar në një rreth vicioz.
Laburistët e opozitës, edhe ata kërkojnë trajtim të përshpejtuar të kërkesave të azilit për emigrantët shqiptarë, që janë vetëm 12 mijë ndër 44 mijë të ardhur me gomone këtë vit.
Sipas tyre, edhe pse një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve nuk jetojnë nëpër hotele, kjo do të zvogëlonte numrin e shqiptarëve që sipas tyre strehohen nëpër hotele, ndërkohë që u shqyrtohet kërkesa për azil.
Në total numri i këtyre kërkesave nga të gjitha kombësitë është 143 mijë e 400 kërkesa ende të pashqyrtuara. Një politikë të tillë e kanë përdorur qeveritë britanike që nga viti 2002 për ta braktisur në 2015 pa rezultat.
Sipas BBC deri në shtator të këtij viti 85 për qind e shqiptarëve ose më saktë mbi 7 e 200 syresh kërkuan azil dhe vetëm 50 raste ose me pak se 1 për qind u është shqyrtuara kërkesë për azil.
Autoriteteve britanike të emigracionit u duhen mestarisht rreth dy vjet e gjysëm për dhënien e përgjigjeve për raste e skllavërisë moderne, e pas kësaj edhe 6 muaj të tjerë ose më shumë, për përgjigjen për rastin e azilit.
Dukeshem rasti i shqiptareve po përdoret si model dhe largimi i tyre do zgjidh çështjen e emigrimit ilegal dhe shpenzimet e mëdha të Britanisë për këtë çështje.
Edhe në rast të një largimi hipotetik të të gjithë shqiptarëve, dhe historia ka treguar se shumë rikthehen edhe pas deportimeve.
Nuk dihet si do trajtohen pjesa tjetër e emigrantëve nga shume vende të tjera të botës, dhe a do i qetësojnë shqetësimet e publikut britanik se politika në këtë vend ka dështuar dhe duket se nuk po e kap për brirësh çështjen e emigracionit, për një qasje relaiste dhe afatgjatë të problemit sidomos pas Brexit.