Enver Hoxhaj, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK, pranoi rezultatin zgjedhor në Kosovë, ku Vetëvendosje fitoi bindshëm ndërsa PDK dhe LDK patën një rënie të madhe.
Hoxhaj, partia e të cilit doli e dyta me 17-18% të votave, pasi përgëzoi Vetëvendosje për rezultatin, tha në një konference për shtyp se nuk ka ndëmend të bashkojë votat me Albin Kurtin, kjo edhe për shkak të dallimeve të mëdha në vijë ideologjike mes dy partive politike.
Enver Hoxhaj deklaroi gjihashtu se Kosova ka nevoje për stabilitet politik dhe për këtë gjë duhet të punojnë të gjithë aktoret politik.
“Ne përgëzojmë LVV për rezultatin e arritur. Natyrisht PDK nuk do të jetë pjesë e qeverisjes me Vetëvendosjen pasi kemi dallim të madh në orientimet politike. Jemi shumë larg në orientimet politike dhe nuk bëjmë kompromis me vlerat që ka ndërtuar dhe qëndron PDK”.
Drejtuesi aktual i PDK shtoi se ky rezultatg zhgënjyes ishte një mesazh I qartë për PDL.