Recep Tayyip Erdogan ka humbur besimin e qytetarëve sipas një sondazhi të fundit të realizuar në Turqi.
Presidenti i Kompanisë Kërkimore Eurasia, Kemal Ozkiraz ndau hulumtimin e fundit zgjedhor të ORC, një kompani e afërt me AKP-në e Erdoganit.
Shkalla e atyre që thanë se nuk do të votonin për presidentin aktual nëse do të kishte zgjedhje këtë të diele ishte 44.2 për qind krahasuar me 53.7 që ishte herën e kaluar, raporton duvar.
Numri i atyre që thanë se do të votonin ishte 42.8 për qind gjersa të pavendosur ishin 13 për qind.
Theksojmë se kohët e fundit, mafiozi turk, Sedat Peker ka hedhur akuza të mëdha për krim dhe korrupsion në llogari të të parit të shtetit turk.
Ndryshe, Erdogan ishte zgjedhur president në raundin e dytë pasi mori mbështetjen e njërës parti opozitare, MHP të Devlet Bahçeli. /Telegrafi/