Nga Enti Shtetërorë për Statistika njoftojnë se edhe përkundër se Ligji parasheh që sot të nis regjistrimi i popullatës në terren, i njëjti nuk do të ndodhë.
“Duke pasur parasysh situatën e re në lidhje me Regjistrimin 2021, dhe në përputhje me Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Vendbanimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për 2021, deri në përfundim të procedurës në Kuvendin e RVM-së, që pritet shumë shpejt, Enti Shtetëror i Statistikave nuk do të fillojë aktivitetet e regjistrimit në terren”, thuhet në njoftimin e ESHS-së.