Estonia “e tmerruar” nga lufta: Asnjë hap drejt Rusisë

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet të tregohen shumë të kujdesshme me situatën e krijuar në kufirin e Ukrainës.

Nuk duhet lëvizur drejt Rusisë, por as nuk i duhen bërë lëshime, thotë kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

E vetmja që mund ta shtensionojë situatën është Moska, sepse ishte Rusia ajo që i përshkallëzoi gjërat deri këtu. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, nuk duhet të hedhim asnjë hap drejt Rusisë.

Në të njëjtën kohë, as nuk duhet t`i ofrojmë gjëra që nuk i kanë pasur më parë.

NATO është një aleancë mbrojtëse, nuk ka qëllime sulmuese dhe nuk ka pasur asnjëherë të tilla, tha Kajas që tregon se është kundër konfliktit, duke shtuar sidoqoftë se kur një vend fqinj shfaq sjellje më agressive, atëherë është e qartë se duhet lëvizur për të shtuar kapacitetet e mbrojtjes.

Ukraina tashmë është e rrethuar nga konflikti.

Pas rrëzimit të një presidenti mik të Kremlinit në vitin 2014, Moska aneksoi Gadishullin e Krimesë, një territor i Ukrainës dhe mbështeti një kryengritje në zemrën industriale lindore të vendit.

Luftimet mes forcave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia kanë shkaktuar vdekjen e mbi 14,000 personave dhe përpjekjet për të arritur një zgjidhje kanë ngecur.

Leave a Reply