Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon është shprehur optimiste lidhur me arritjen e një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në takimet e Uashingtonit dhe Brukselit.
Në një intervistë për EWB, Cramon shprehet se Prishtina dhe Beogradi, duhet të ndërtojnë paraprakisht një besim reciprok për arritjen e një marrëveshje finale për normalizimin e marrëdhënieve të dyja vendeve.
Cramon ka deklaruar:
“Unë jam optimiste se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit do të ketë disa rezultate konkrete së shpejti, por mund të ndodhë që së pari të ketë vetëm hapa më të vegjël. Së pari, duhet të ndërtohet besimi, por në fund të fundit qëllimi duhet të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizimit.”