Heqja e pikave shënjuese në kufi, të vendosura nga Estonia në lumin Narva për të demarkuar kufirin me Rusinë është konsideruar një provokim i hapur nga Bashkimi europian.
“Ky është modeli tipik i sjelljes provokuese dhe veprimeve hibride nga Rusia. Veprime të tilla janë të papranueshme”, ka deklaruar përmes një shënimi në rrjetet sociale Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell. “Bashkimi Evropian pret një shpjegim nga Rusia për heqjen e bovave në kufi dhe kthimin e menjëhershëm të tyre,” shton ai.
Ndërkohë, nën dritën e zhvillimeve të fundit për luftën në Ukrainë, ka lëshuar një deklaratë të bujshme dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. “Në Bruksel dhe në Uashington janë duke u përgatitur që Evropa të hyjë në luftë”, citohet të ketë thënë ai në mediat vendëse.
Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se përgatitjet për hyrjen e Evropës në luftë janë duke u zhvilluar në Bruksel.
“Ajo që po ndodh sot në Bruksel dhe Uashington po krijon atmosferën e një konflikti të mundshëm ushtarak, të cilin mund ta përshkruanim edhe si një përgatitje për hyrjen e Evropës në luftë”, tha ai, sipas agjencisë hungareze të lajmeve.