75 milion raste të reja që prej nisjes së pandemisë
Evropa kaloi të premten shifrën e 75 milion infektimeve me koronavirus. Sipas një raporti të publikuar nga Reuters Evropa Lindore ka 33% të rasteve totale të raportuara të infektimeve dhe rreth 53 % të vdekjeve për Evropën, një e dhënë kjo që tregon më së miri dallimin e cilësisë së mjekësisë mes lidhjes dhe perëndimit.
Mbretëria e Bashkuar ka raportuar deri me tani numrin më të madh të infektimeve, me mbi 10 milionë infektime dhe pas saj vijnë Rusia me 9.7 milionë raste, Franca me 7.7 milionë dhe Gjermania me 6 milionë.
Të dhënat tregojnë se ritmet e pandemisë janë rritur në gjysmën e dytë të vitit 2021. Evropa ka raportuar mesataren më të lartë ditore me 359,000 raste të reja infektimesh në gjysmën e dytë krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2021 ku mesatarja e infektimeve ditore ishte 241,000 raste.
Parashikimet nuk duken aspak optimiste edhe për të ardhmen, teksa kontinenti i vjetër po përballet me rrezikun e variantit të ri të Covid-19, Omicron. Deri më tani mbi 15 shtete kane raportuar raste të konfirmuara të këtij të varianti, teksa Agjencia e Shëndetit Publik në BE ka thënë më parë se varianti Omicron mund të jetë përgjegjës për më shumë se gjysmën e infektimeve të Covid-19 në Evropë brenda pak muajsh.