Bashkimi Europian është në bisedime për të blerë aeroplane zjarrfikëse për të trajtuar krizën gjatë periudhës së verës
Bashkimi Europian po parashikon një vit të vështirë për zjarret dhe është në bisedime për të blerë aeroplanë zjarrfikëse. Mijëra zjarrfikës në të gjithë Europën Jugore luftuan me javë të tëra me qindra zjarre që shpërthyen nga Portugalia në Francë, mes një vale të nxehtë që ka shkaktuar qindra të vdekur.
Ndryshimet klimatike dhe kushtet e thata nënkuptojnë se zjarret mund të përhapen më shpejt dhe të shkaktojnë deme katastrofike për brezat e ardhshëm. Shumë vende kërkojnë ndihmë urgjente për të trajtuar flakët.
“Kjo verë do të jetë një sfidë vërtet serioze për të gjithë ne. Vera e vitit të kaluar ishte e keqe, pasi kemi pasur nëntë aktivizime të mekanizmit të mbrojtjes civile të Unionit për zjarret në pyje, këtë vit kemi pasur pesë edhe pse vera ende nuk ka mbaruar”.
Aktualisht, BE koordinon dhe financon vendosjen e 12 avionëve zjarrfikës dhe një nga vendet e BE-së, për shtetet që kërkojnë ndihmë gjatë krizave. Por në të ardhmen, BE planifikon të ketë avionët e saj të dedikuar.
“Bashkimi Europian po përpiqet të vendosë në dispozicion së shpejti aeroplanë zjarrfikëse. Këta avionë do të blihen teknikisht nga vendet anëtare, por do të financohen 100% nga Bashkimi Europian. Ka bisedime të vazhdueshme me prodhuesit potencial dhe ne presim që shumë shpejt këta avionë do të fillojnë të dalin në treg”.
BE-ja ka dërguar avionë zjarrfikës në vende, përfshirë Portugalinë, Francën dhe Slloveninë këtë muaj. Ai gjithashtu vendosi 200 zjarrfikës nga vendet europiane në Greqi për të mbështetur ekipet lokale që luftojnë zjarret. Rritja e thirrjeve për ndihmë me fatkeqësitë e nxitura nga ndryshimet klimatike si përmbytjet, zjarret dhe thatësira po e thellon gjithnjë e më shumë krizën dhe po kërkon rritjen e burimeve të nevojshme për t’i trajtuar fenomene të tilla.