Evander Holyfield e ka paralajmëruar Mike Tysonin për trilogjinë që do ta zhvillojnë në këtë vit se ai është gati.
Bisedimet tashmë janë konfirmuar mes të dyja palëve, derisa mungon vetëm një datë për ta konfirmuar përballjen e tretë mes tyre ndër vite.
Pas rreth 24 vitesh, dy legjendat e boksit do të takohen sërish në ring, por tani do të jetë më ndryshe.
Iron Mike së fundmi u përballë me Roy Jones Jr në meçin bamirës, derisa tani edhe Holyfield dëshiron të rikthehet në ring dhe ka paralajmëruar kundërshtarin që ia kafshoi veshin shumë vite më parë.
“Njerëzit bëjnë atë që zgjedhin të bëjnë dhe për çfarëdo arsye që kanë, ata e bëjnë atë”, ka thënë Evander.
“Gjëja është se nëse është menduar të jetë ajo do të ndodhë, sido që të jetë, është ajo që është”.
“Ajo që mund t’ju them është se ekipi im po flet me menaxhmentin e Mike, kështu që unë jam duke pritur për një vendim. Ata po komunikojnë tani”.
“Gjëja është se unë jam akoma duke u stërvitur për këtë, e di se do të ndodhë një ditë kjo marrëveshje dhe unë jam gati për të. Unë jam duke bërë mirë”, ka shtuar më tej Holyfield
Holyfield dhe Tyson do të dhurojnë të ardhura nga lufta për bamirësi.