Sot janë mbajtur zgjedhjet në Britani të Madhe ku tashmë kanë dalë edhe exit-pollet e para.
Sipas exit-pollit të publikuar nga BBC, Laburistët me në krye Keir Starmer, i cili pritet të jetë kryeministër i ri britanik kanë fituar shumicën dërmuese prej 410 deputetëve në parlamentin britanik, nga 650 gjithsej.
Konservatorët e udhëhequr nga kryeministri i deritanishëm i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, kanë fituar 131 deputetë, i cili paraqet numrin e tyre më të ulët në historinë e pasluftës, shkruan BBC.
Kurse, Liberal-demokratët parashikohet të jenë të tretët me 61 deputetë, Partia Kombëtare Skoceze pritet t’i ketë 10 deputetë ndërsa partia “Reforma në Mbretërinë e Bashkuar” parashikohet të marrë 13 deputetë.
Partia e Gjelbër e Anglisë dhe Uellsit parashikohet të dyfishojë numrin e saj të deputetëve në dy dhe Plaid Cymru do të marrë katër deputetë, kurse të tjerët parashikohet të marrin 19 vende.