Facebook dhe Instagram i japin fund reklamave me përmbajtje politike

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet e BE-së nga tetori.

Njoftimi i Metas pasqyron një vendim që Google njoftoi nëntorin e kaluar, duke theksuar rezistencën e kompanive të mëdha të teknologjisë ndaj rregullave të BE-së që synojnë të frenojnë pushtetin e tyre dhe të sigurojnë llogaridhënie dhe transparencë më të madhe.

Ligji i Bashkimit Europian, i njohur edhe si Rregullorja për Transparencën dhe Synimin e Reklamimit Politik, i cili do të zbatohet nga 10 tetori, hyn në fuqi për shkak të kërcënimit në rritje të dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj në zgjedhjet në vendet anëtare.

Leave a Reply