‘Sfida Benadryl’ është një lojë e re në të cilën adoleshentët në aplikacionin TikTok inkurajohen të marrin sa më shumë ilaçe alergjie, në mënyrë që të kalojnë në gjendje të pavetëdijshme.
Sipas mediave britanike, gjendja e tyre arrin deri sa përballen me halucioancione.
Por së fundmi, kjo gjendje ka kaluar pritshmëritë dhe një adoleshente fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Viktima e qytetit të Oklahoma, identiteti i së cilës nuk është bërë e ditur, u përshkrua si një adoleshente e lumtur dhe se nuk kishte bërë më herët ndonjë eksperiment me ilaçe. Megjithatë mbidoza i shkaktoi sulm në zemër.
Ndërkohë TikTok nuk ka reaguar ende dhe as nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim në lidhje me këtë fenomen që po përhapet.