Fatmir T. , 21 vjeçari është një i ri nga Maqedonia e Veriut, iI cili ishte arrestuar në Aeroportin e Cyrihut për një krim të tmerrshëm që kishte bërë, njofton blick.
Ai ishte nisur të udhëtonte jashtë vendit, por nuk ia arriti. Policia në një kontroll rutine në Aeroportin e Cyrihut i kishin gjetur në çantën e tij kokën e një gruaje, e cila i përkiste gjyshes së tij, Miradije T. 74 vjeçare, shkruan “Bota sot”.
Ai ishte munduar ta mbulonte krimin e tij, duke e mbështjellë kokën e viktimës me një peshqir të mëndafshit, të cilën e kishte vendosur në një qese, pastaj e kishte future në çantën e tij të shpinës.
Sipas raportit, autori i veprës ka vepruar në një gjendje jo të mirë shëndetësore.
Banesa ne Frauenfeld
Fatmir T. pritet që të dal para Gjykatës së rrethit Frauenfeld për vrasjen që e ka bërë.
Sipas raportit mjekësorë, i cili ka ardhur në përfundim se 21 vjeçari ka problem shëndetësore. Për këtë, nuk pritet që ai të merr dënim me burg, shkruan “Bota sot”.
Fatmir T. shkroi një letër rrëfimi
Në aktakuzën e tij të ngritur nga Gjykata jepen detaje të tmerrshme se si ka ndodhur vrasja.
Fatmir T. ka pritur që të mbetet vetëm me gjyshen e tij në banesën e tyre familjare, ku më pas e kryen vrasjen, shkruan “Bota sot”.
Vrasja ka ndodhur kur gjyshja e tij Miradije T. po i kryente ritualet fetare. Ai ishte afruar nga mbrapa viktimës duke gjunjëzuar në tokë, e kishte ngulfatur. Pastaj kur e kishte vërtetuar se nuk po merrte frymë më, ai kishte marr një thikë të tipi Victorinox, dhe i kishte prerë kokën viktimës.
Gjatë kësaj kohe, 74 vjeçarja ishte në një vizitë në Zvicër si turiste, shkruan “Bota sot”.Policia
A ishte planifikuar vrasja?
Nipi nuk lë dyshim për veprimin e tij. Ai ishte pastruar dhe ishte parfumosur, pastaj e kishte shkruar një letër në gjuhën italiane duke e rrëfyer krimin dhe e kishte lënë në kuzhinë. Ai ishte larguar nga banesa me kokën e Miradije T. në çantën e tij të shpinës, shkruan “Bota sot”.
Ai kishte udhëtuar për në aeroport përmes stacionit të trenit të Frauenfeld.
Dy vite pas ngjarjes, vihen dyshimet se a do të ishte parandaluar vrasja. Edhe para këtij krimi, 21 vjeçari kishte pasur probleme me sjelljen e tij. Ai kishte sulmuar vëllain e tij më të vogël. Kurse njëherë kishte shkuar në punë me armë.