Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të vizitojë nesër Shqipërinë.
Ajo do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe pas takimit do të mbajë një konferencë për media.
Takimi, sipas një komunikate për media të drejtorisë së informacionit të Kryeministrisë do të zhvillohet në orën 19:00, në kabinetin e Kryeministri.