Rivaliteti nga La Liga sot do të kalojë në Superkupën e Spanjës. Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në Riad për këtë trofe që prej disa sezonesh është në formatin e “final four”.
Të dy skuadrat kaluan në finale pas penalltive. “El Clasico” që do të nisë në orën 20:00 premton spektakël pas asaj që u pa në fushë ndaj Real Betis dhe Valencia.
Madrilenët kanë disa mungesa mes tyre David Alaba, Lucaz Vasquez apo Tchouameni, ndërsa katalanasit janë të plotë. Barcelona ka një trofe të Superkupës së Spanjës më shumë se Real Madrid dhe është një motiv për të dy ekipet që luftojnë për prestigjin dhe gati 5 milionë Euro për triumfuesin.
Ky duel në finale përsëritet pas 5 vitesh dhe është përballja e 271 mes tyre në të gjithë aktivitetet.