Finlanda dyshon se katër avionë ushtarakë rusë kanë shkelur hapësirën e saj ajrore

Finlanda dyshon se katër avionë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të vendit nordik të NATO-s më 10 qershor, tha Roja Kufitare Finlandeze në një deklaratë të premten.

Të hënën, ministria finlandeze e Mbrojtjes tha se dyshonte se një avion ushtarak rus kishte shkelur hapësirën ajrore mbi Gjirin e Finlandës për rreth dy minuta.

“Ndërsa hetimi përparon, është bërë e qartë se përveç një avioni rus të raportuar më herët, ka gjithashtu arsye për të dyshuar për tre avionë të tjerë për shkelje territori,” tha agjencia e rojes kufitare, raporton Reuters.

Në komunikatën e saj thuhet se avionët rusë përbëheshin nga dy bombardues dhe dy avionë luftarakë.

Hera e fundit kur u konfirmua shkelja territoriale e Finlandës nga avionët luftarakë rusë ishte në gusht 2022, sipas Ministrisë.

Leave a Reply