5 persona janë arrestuar pasi dyshohet se kishin planifikuar sulm me bomba dhe armë në atë që policia finlandeze beson se do të ishte rasti i parë i terrorizmit të së djathtës ekstreme në historinë e vendit.
Anëtarët e grupit, të cilët operonin në një prej qyteteve të Finlandës u arrestuan të martën. Ata kishin qëndruar në survejimin e autoriteteve prej të paktën 2 vitesh. Të premten, gjykata vendosi që ata të arrestohen.
Të dyshuarit janë rreth moshës 25-vjeçare dhe të gjithë kanë precedentë penalë. Armë, municione dhe fertilizues, që mund të përdoret për të bërë eksploziv u sekuestruan gjatë operacionit të policisë.
Po ashtu autoritetet gjetën materiale ekstremiste, çka për autoritetet vërteton përshtypjen se ata janë radikalizuar dhe dyshohen se do të kryenin akte terroriste.
Këta persona duket se ishin motivuar nga një ideologji supremaciste e bardhë mbi idenë se qeveritë perëndimore janë të korruptuara dhe për t’i shembur kërkojnë që të shpërndajnë me shpejtësi përçarje racore. Kjo ideologji është lidhur edhe me disa sulme të tjera në Amerikë, por edhe me sulmin në Christchurch në New Zealand në vitin 2019.