Në seancën e sotme plenare, pritet të kalojë për votim nen për nen buxheti i vitit 2025. Buxheti prej 8.2 miliard eurosh është më i madhi në histori.
Në këtë seancë, pas 11 muajsh mungesë do të rikthehet edhe kreu i PD-së Sali Berisha, i liruar nga arresti shtëpiak ditë më parë.
Rikthimi i Sali Berishës u shënjua me depozitimin e 34 amendamenteve të PD-së për buxhetin e vitit të ardhshëm, mes të cilave 2 mbajnë firmën e tij. Ndërkohë, 11 amendamente janë depozituar nga Partia e Lirisë, përmes së cilave kërkohet një shtesë në buxhet me rreth 45 mld lekë.
Ndërkohë pritet që mazhoranca të refuzojë amendamentet e demokratëve dhe të ngrejë në seancën plenare kartonët e kuq.
Gjatë mbledhjes së grupit amendamentet e Partisë Demokratike janë konsideruar provokim politik nga socialistët, ç’ka priret të reflektohet edhe në qëndrimin e tyre në seancë.