Ne mbyllje te një viti te dominuar nga kriza e emigranteve dhe tragjeditë e tyre veçanërisht ne det, kancelarja gjermane Angela Merkel e shfrytëzoi fjalimin qe transmetohet sot ne televizion për t’u bere thirrje gjermaneve qe t’a shohin fluksin e refugjateve si nje mundësi per te ardhmen. E rëndësishme për Merkel është qe vendi te mos e lejoje përçarjen, ndërsa paralajmëroi qe te mos mbështeten grupet ksenofobe. Sipas saj, është shoqëria dhe ekonomia gjermane qe do te përfitojnë nga mbërritja e këtij numri kaq te madh te emigranteve. Gjermania ka pritur ketë vit mbi nje milion persona, me shume se çdo vend tjetër ne Europe. “Ne mund t’ia dalim”, ishte mesazhi i Merkel, e cila kërkoi qe 2016 te jete vit i unitetit dhe qe emigranteve t’u krijohen mundësitë per integrim. Gjate fjalimit te saj Merkel ka theksuar se do të punohet për mbrojtjen e kufijve të jashtëm, për te luftuar emigracionin e paligjshëm dhe shkaqet që kanë shkaktuar valën e refugjatëve, në mënyrë që numri i tyre të reduktohet.
Trump-Musk, 10 ditët e krisjes së madhe! Tronditet aleanca mes presidentit amerikan dhe miliarderit të Tesla
Muaji i mjaltit mes Donald Trump dhe Elon Musk duket se ka marrë fund. Tarifat e reja të vendosura nga…