Rasti i fundit i paralajmëruar nga gazetari Branko Gerovski për stopimin e investimit të huaj në vend me vlerë 11.5 milionë euro ka ngjallur shume reagime në rrjetet sociale. Sipas gazetarit në këtë aferë janë të përfshirë drejtori i fondit shëndetësor dhe ministri i Shëndetësisë. Sipas ligjit Fondi Shëndetësorë ka dy drejtor dhe me ligj duhet dy nënshkrime që dokumentet e Fondit Shëndetësor të jenë valide, tani shtrohet pyetja a është i përfshirë në Haraç2 edhe drejtori shqiptar kuadër i BDI-së në këtë skandal ku pritet së shpejti të shpërthej në opinion.
Edhe sot Portali TetovaSot ka pritur përgjigje në lidhje me aferën e fundit të paralajmëruar nga gazetari Gerovski, por nga nga Fondi Shëndetësor vazhdojnë të heshtin.
Ndryshe kundër drejtorit të fondit për shëndetësi Den Doncev dhe kundër ministrit të shëndetësisë Filipce është ngritur padi penale nga e dëmtuara shkupjane Vera Ivanova e cila thekson se të dy kanë bërë vepër penale duke keqpërdorur detyrën zyrtare sipas nenit 353 nga Ligji penal. Në këtë padi theksohet se që të dy janë bashkëpunëtorë në veprën e kryer por edhe në buxhetin e vendit pasiqë kanë stopuar investim të huaj në vend në vlerë prej 11.5 milion euro, kështu shkruan në kolumnën e tij gazetari Branko Geroski i cili për herë të parë zbuloi ‘Haraç’ e që tash paralajmëron një tjetër rast të ngjajshëm si ‘Haraç 2’.
‘Rasti është i ngjajshëm në opinion por edhe tek funksionarët shtetërorë të cilët kanë kryer vepër kriminale që të kthejnë prapa një gjigant botërorë për shërbime në sferën e dializës, një kompani suedeze e cila ka pasur qëllim të investojë në Maqedoni. Sipas paralajmërimit e kanë bërë me qëllim që kanë bërë se firma si motër në vend është nën hetim penal e më pas edhe kanë kryer kontrolle me ndikim e me qëllim që të bëjnë dëm shtesë ndaj firmës’, kështu shkruan mes tjerave në sqarimin e tij mbi rastin, gazetari Geroski./Tetova Sot/