Forcat e Armatosura Kanadeze hedhin nga ajri 10 tonë ndihma në Gaza

Kanadaja ka bërë të ditur se ka hedhur nga ajri 10 tonë ndihma humanitare në Gaza dhe ka theksuar se pengesat e qeverisë izraelite ndaj ndihmave përbëjnë një shkelje të ligjit ndërkombëtar.

“Kanadaja po merr këto masa të jashtëzakonshme së bashku me partnerët tanë ndërkombëtar pasi qasja në ndihmat humanitare në Gaza është tepër e kufizuar dhe nevojat humanitare kanë arritur një nivel të paprecedentë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga ministrja e Punëve të Jashtme, Anita Anand dhe ministri i Mbrojtjes, David McGuinty./AA/

Leave a Reply