Forcat e policisë bllokojnë News 24, gazetarët nuk lejohen të vijojnë punën! Godina do kthehet në fabrikë armësh

Mëngjesin e kësaj të shtune, policia ka bllokuar televizionin News 24, duke mos lejuar vijimin e punës së punonjësve.

Ky hap vjen pasi kontrata e grupit mediatik për godinën, që dikur ishte ajo e Uzinës së ish-Autotraktorëve, ka disa vite që ka mbaruar dhe për lirimin e së cilës ka një vendim gjykate.

Shoqëria “KAYO” ka kërkuar nga policia dorëzimin e godinës. Kjo e fundit i ka kaluar kompanisë së prodhimit të armëve me vendim të qeverisë për përdorimin e saj në funksion të shoqërisë.

Ndërkohë grupi mediatik e ka konsideruar një sulm ndaj fjalës së lirë.

Deri në këtë çast nuk ka asnjë reagim nga ana e qeverisë dhe as nga Policia e shtetit, teksa Shoqatat e Gazetarëve janë rreshtuar në mbështetje të punonjësve të medias dhe televizionit News 24.

Leave a Reply