“Formati i Normandisë”, ul tensionet Rusi-Ukrainë

Negociatorët rus dhe ukrainas bien dakord për një armëpushim të përhershëm pa kushte në Ukrainën lindore. Vendimi u mor pas bisedimeve disa orëshe në Paris të mërkurën me ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës në të quajturin Formati Normandisë. Takimi që u zhvillua në Pallatin Elysee është përpjekje e vazhdueshme për ndërmjetësim dhe paqe në Ukrainën lindore që nga viti 2014.

Kryenegociatori i Moskës Dmitry Kozak tha se armëpushimi duhet të respektohet “pa kushte”, por se shumë çështje të tjera në Ukrainën lindore mbeten të pazgjidhura.

Negociatori ukrainas Andriy Yermak tha se të gjitha palët ishin në mbështetje të një armëpushimi të përhershëm dhe Ukraina ishte e gatshme të negocionte gjatë gjithë kohës për të parandaluar luftën dhe për të ulur tensionet rreth kufirit.

Yermak e quajti rinovimin e bisedimeve të Formatit të Normandisë, të mbajtura fillimisht pas pushtimit rus të Krimesë në vitin 2014, një “sinjal shumë pozitiv” dhe marrëveshjen e parë të tillë thelbësore që nga fundi i 2019.

Ai i quajti bisedimet “thelbësore, por jo të lehta, ndërkohë që ekzistojnë ende mosmarrëveshje

“Puna vazhdon dhe mund t’ju them se Ukraina si zakonisht është gati për të negociuar, për t’u takuar 24-7. Sepse për ne, për presidentin (ukrainas) (Volodymyr) Zelensky, për të gjithë ekipin, qëllimi për të ndaluar luftën, përfundimi i luftës dhe kthimi i territoreve tona, është prioriteti,” tha Yermak.

Kozak dhe Yermak thanë se bisedimet do të rifillonin pas rreth dy javësh në Berlin.

Leave a Reply