Reshjet e dendura të shiut dhe situata e përkeqësuar e motit në vend dhe rajon ka sjellë edhe anulimin dhe devijimin e disa prej destinacioneve aerportuale.
Konkretisht, avioni i Pegasus Airlines, i planifikuar për tu ulur në Rinas në orën 21:20, ka bërë ulje në aeroportin e Shkupit.
Ndërsa avioni i nisur nga Milano për tu ulur në Rinas në 21:25, është detyruar të ulet në Bari.
Faqja zyrtare e Aeroportit Nderkombëtar të Rinasit bën të ditur se në mbrëmje është anulluar udhëtimi i Vjenes, i parashikuar të mbërrinte në Tiranë në orën 23:45.
Konkretisht siç vërehet edhe në foto, njëri nga avionët është ulur në Shkup dhe tjetri në Bari. E ndërsa në nisja nga Viena drejt Tiranës është anuluar.