Një ekip televiziv rus zbuloi një krater masiv 30 metra të thellë dhe 20 metra të gjerë, mbi tundrën siberiane, raporton CNN.
Shkencëtarët nuk janë të sigurt saktësisht se si u formua vrima e madhe, e cila është e nënta që zbulohet në rajon që nga viti 2013. Teoritë fillestare që lindën kur u zbulua krateri i parë pranë një fushe nafte dhe gazi në Gadishullin Yamal në Siberinë veriperëndimore përfshinte një goditje meteori, praninë e UFO-ve apo shembja e një strukture sekrete nëntokësore etj.
Shkencëtarët tani besojnë se vrima gjigante është e lidhur me një shpërthim të gazit metan – i cili mund të jetë shqetësues për shkak të ngrohjes së temperaturave në rajon.
“Tani për tani, nuk ka asnjë teori të saktë si formohen këto fenomene komplekse,” tha Evgeny Chuvilin, shkencëtar kryesor i hulumtimit, i cili ka vizituar vendin e kraterit më të ri për ta studiuar nga afër.
Permafrost, është një rezervuar i madh natyror i metanit, një gaz serrë i fuqishëm në rajon, i cili mund të ketë luajtur një rol në krijimin e këtyre kratereve. Chuvilin dhe ekipi i tij janë ndër të paktët shkencëtarë që kanë qenë brenda një prej këtyre kratereve për të hetuar se si u formua dhe nga buron gazi që i shkakton ato. Hyrja në kratere realizohet me mjete ngjitjeje dhe eksplorimi i tyre është i kufizuar pasi krateret shndërrohen në liqene brenda dy viteve nga që nga formimi i tyre.
Shkencëtarët morën mostra të tokës dhe akullit nga një vrimë- e njohur si krateri Erkuta, gjatë një udhëtimi në terren në vitin 2017.
“Çështja kryesore me këta kratere është se sa shpejt formohen dhe sa jetëshkurtër janë para se të shndërrohen në liqene,” tha Chuvilin. “Zbulimi i një krateri në Arktikun e largët është fat për shkencëtarët.”
Studimi, i cili u botua në qershor, zbuloi se gazrat, kryesisht metani, mund të grumbullohen si në shtresat e thella të Tokës, ashtu edhe më afër sipërfaqes. Akumulimi i këtyre gazrave mund të krijojë presion që është mjaft i fortë për të shpërthyer shtresat e sipërme të tokës së ngrirë, duke krijuar kraterin.
Marina Leibman, një eksperte ruse në Institutin Cryosphere, në Akademinë ruse të Shkencave, ishte pjesë e një ekipi studiuesish që kanë analizuar pesë kratere të emetimit të gazit. Studiuesit zbuluan se krateret kishin disa tipare të ngjashme.
Leibman besonte se stina e verës jashtëzakonisht të nxehta në rajon gjatë viteve 2012 dhe 2016, dhe përsëri këtë vit, mund të kenë luajtur një rol në rritjen dhe shpërthimin e këtyre tumave. Tumat shfaqen dhe shpërthejnë tre deri në pesë vite.
Shumë pak njerëz besojnë në këto shpërthime, por ato paraqesin rrezik për njerëzit që jetojnë në këto rajone të largëta dhe në infrastrukturën e naftës dhe gazit, tha Vasily Bogoyavlensky, një profesor në Institutin e Kërkimit të Naftës dhe Gazit të Akademisë Ruse të Shkencave. Ai deklaroi se kishte parë një shpërthim masiv të një tumë në Gadishullin Yamal në 2017.
Bogoyavlensky nuk është i bindur se shkaku kryesor i këtyre kratereve është ndryshimi i klimës. Ai tha se shkaku kryesor, është gazi që përpiqet të dalë në sipërfaqe nga shtresat e thella të Tokës. Leibman tha se ekipi i saj ka kryer teste laboratorike nga disa kratere dhe ajo nuk mendon se gazi vjen nga thellësia e tokës.
“Ekipi ynë kanë kryer disa prova laboratorike të metanit nga krateri. Përbërja e tij dëshmon se ky metan nuk vjen nga burimet e thella,” tha ajo.
“Është e vështirë të përjashtohet mundësia e temperaturave të larta sepse grupi i parë i kratereve u krijua pas verës se nxehtë të 2012 dhe krateri tjetër pas 2016 dhe më i fundit në 2020.
Po kështu, Natali deklaroi se ndryshimi i klimës luan një rol të rëndësishëm edhe pse nevojiten më shumë të dhëna për të dalë në përfundime të sakta.
“Është e njëjta situatë si me uraganet. U desh shumë kohë që shkencëtarët dhe provat e zbuluara të arrinin në përfundimin se ndryshimi i klimës ka bërë që uraganët të jenë më të fortë. Por ajo që mund të them se siguri se ndryshimi klimës po luan një rol të rëndësishëm në krijimin e kratereve.