FOTO/ Papa Françeskut i dhurojnë një Lamborgini ‘Huracane’, por si gjithmonë ai…

Papa Françesku ka marrë si dhuratë ditën e mërkurë një Lamborghini. Këtë lajm e ka bërë të ditur zyra e shtypit të Selisë së Shenjtë.

Makina do të nxirret në ankand nga Sotheby’s dhe të ardhurat nuk do t’i dorëzohen drejtpërdrejt Papës, pasi ai nuk  pranoi.

 

Ai vendosi t’i dhurojë ato për bamirësi për organizatat bamirëse katolike për të bërë të mundur kthimin e të shpërngulurve të krishterë në Irak, për të ndihmuar viktimat e trafikimit seksual në Itali si edhe për dy organizata bamirëse italiane që operojnë në Afrikë.

“Lamborghini Huracan” ka një çmim fillestar prej 185 000 eurosh, por pas firmës që Papa vendosi mbi makinë vlera e saj arriti në 200.000 usd.

Makina do të dalë në ankand për bamirësi”, sipas një njoftimi nga Vatikani.
Kujtojmë se pak kohë më parë, një i-Pad me mbishkrimin e Papës u shit për 30.500 dollarë Amerikanë, ndërsa një motorçikletë me vlerë 68.000 usd u shit për 284.000 usd.

Të gjitha të ardhurat që vijnë nga ankandet shkojnë për kauza të ndryshme bamirësie. /l.g- Lexo.al

Leave a Reply