Franca po përballet me grevën kombëtare më të gjatë në më shumë se tre dekada e cila e ka paralizuar vendin dhe ka shkaktuar pasoja të rënda per ekonomine.
Krishtlindjet i gjetën mijëra njerëz në rrugë, transporti urban dhe ai nëntokësor u pezulluan, ashtu si edhe një pjesë e madhe e institucioneve arsimore dhe mjekësore u mbyllen .
Nderkohe protesta tashmë ka hyrë në javën e katërt.
Disa turistë megjithatë nuk e kanë braktisur Parisin edhe pse iu është dashur të ecin në këmbë në të gjithë qytetin.
“Kemi ecur shumë pasi transporti është paralizuar, është shumë e vështirë, sidomos për fëmijët por them se mund tia dalim edhe kështu.”
Zemërimi për reformën e pensioneve duket se do të vazhdojë por bisedimet me sindikatat deri tani nuk kanë prodhuar asnjë rezultat.
Edhe presidenti Emmanuel Macron nuk ka reaguar mbi këtë cështje por e marta e 31 dhjetorit po pritet me shumë vëmendje për të marrë një përgjigje nga kreu i shtetit.
Reforma e pensioneve parashikon që mosha minimale të jetë 64 vjec dhe përfitimi monetar do të llogaritet sipas një sistemi pikëzimi.
Gjë që është kundërshtuar masivisht nga qytetarët dhe punonjësit francezë.