Franca raportoi 4,897 raste të reja nga coronavirusi, shifra më e lartë që kur vendi i hoqi masat gjatë muajit maj.
Sipas medieve të huaja, Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, paralajmëroi më herët se situata vazhdon të mbetet ende kritike në vend.
Përkundër rritjes së rasteve nga coronavirusi, Veran përjashtoi një tjetër bllokim mbarëkombëtar.
Ndërkohë, bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 275 mijë, ndërsa thuhet se 30 mijë persona kanë ndërruar jetë.
Kohëve të fundit rritje ditore të rasteve janë parë edhe në Itali, ndërsa vendi dikur ishte edhe epiqendra e shpërthimit në Evropë.