Ministri i Financave Bruno Le Maire: Ekonomia jonë po rimëkëmbet në mënyrë spektakolare
Franca ka shënuar gjatë vititit të kaluar rritjen më të madhe ekonomike në 52 vite. Ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës u rrit me 7% më shpejt sa nga ishte parashikuar nga ekspertët. Fundi më i mirë se sa pritej i vitit bëri solli këtë rritje të madhe ekonomike e cila nuk ishte parë prej kohësh që nga viti 1969.
Në 2020 ekonomia franceze u tkurr me 8% për shkak të situatës pandemike në vend dhe masave të rrepta që mori qeveria franceze në përpjekje për të frenuar përhapjen e Covid-19.
“Ekonomia franceze është rimëkëmbur në mënyrë spektakolare duke lënë pas krizën ekonomike”, tha ministri i Financave Bruno Le Maire për televizionin “France 2”. “Ka ende disa sektorë që ende kanë probleme, si turizmi dhe hoteleria, por shumica po rikuperohen shumë shpejt dhe kjo po krijon vende të reja pune“, shtoi më tej ai.
Sipas Bankës Qendrore ndikimi i valës aktuale të Covid -19 do të jetë minimal për ekonominë pasi vendi po përshtatet për të jetuar me virusin.