Macron: Të detyruar për të frenuar përhapjen e Covid
Franca vendosi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së ndjeshme të infektimeve me koronavirus.
Mbrëmjen e kaluar Presidenti Emanuel Macron njoftoi se qytetarët duhet të qëndrojnë brenda shtëpisë nga ora 21:00 deri në 06:00 në Paris dhe 8 qytete të tjera të mëdha.
Kjo masë pritet të zgjasë për të paktën 4 javë. Macron tha se kjo valë e koronavirusit ishte ndryshe nga shpërthimi në Pranverë sepse virusi ishte përhapur në të gjitha pjesët e vendit.
Kushdo që do të shkelë shtetrrethimin do të gjobitet me 135 Euro.
Në të gjithë Evropën, qeveritë po ndërmarrin kufizime të reja për të luftuar një valë të dytë të infeksioneve.
Një bllokim i pjesshëm hyri në fuqi edhe në Holandë ku pas orës 22:00 kafenetë dhe restorantet u mbyllën.
Karantina u rikthye edhe në Çeki.