Grevat e punëtorëve të transportit në Francë kanë vazhduar edhe në Ditën e Krishtlindjes, duke u shkaktuar probleme udhëtarëve që janë nisur drejt shtëpive të tyre për të kaluar këtë ditë me familjet apo miqtë e tyre.
Shumë persona kanë bërë zgjidhje në minutat e fundit, pasi protestat kundër një reforme për pensione kanë rezultuar me mijëra anulime të udhëtimeve të trenave. Stacionet kryesore të trenave në Paris kanë qenë të mbyllura.
Në negociatat e javës së kaluar mes qeverisë dhe sindikatave nuk është arritur marrëveshje, andaj punëtorët e transportit janë zotuar se nuk do të ketë ndalje të grevës këtë ditë, derisa zyrtarët të heqin dorë nga planet për shkrirë 42 skemat për pensione në një.
Sipas këtyre reformave, ata që dalin në pension para moshës 64 vjeç do të marrin pension më të ulët. Bisedimet pritet të rinisin më 7 janar. Qeveria ka thënë se ky ndryshim është i nevojshëm për të krijuar një sistem të drejtë të pensionit./REL