Në Francë gjatë 24 orëve të fundit, në spitale humbën jetën 439 persona ndërsa në 4 ditët e fundit 288 persona humbën jetën në shtëpitë e të moshuarve.
Institucioni i Shëndetit Publik bëri të ditur se me 18.870 raste të reja numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 3.360.235.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 në spitale shkoi në 56.476 ndërsa në shtëpitë e të moshuarve ky numër arriti në 23.671. Numri i viktimave gjithsej u rrit në 80.147.
Gjithashtu bëhet e ditur se 3.342 persona janë në kujdes intensiv prej 27.677 personave të hospitalizuar ndërsa me shërimin e 1.724 personave numri i përgjithshëm i të shëruarve u rrit në 234.717.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nga 27 dhjetori 2020 deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 shkoi në 1.986.617 ndërsa 366.733 nga këta kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.