Të paktën 185 shqiptarëve në ditë u refuzohet hyrja në hapësirën ‘Shengen’ nga vetë autoritetet vendase.
Shifra është zyrtare nga Ministria e Brendshme, e cila për dhjetë ditët e fundit informon se në total janë ndaluar për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Europian 1 mijë e 850 persona.
Policia Kufitare kishte nisur një operacion për ndalimin e të gjithë personave, të cilët mendohen se janë të mashtruar për marrje azili kryesisht në shtetin gjerman.
Pavarësisht thirrjeve të shpeshta të qeverisë dhe në veçanti të Ministrisë së Brendshme se nuk u jepet azil ekonomik asnjë personi nga Shqipëria në vendet e BE-së, shqiptarët gjithmonë e më shumë në shifra që progresojnë nga muaji në muaj po e kërkojë këtë azil sidomos në Gjermani, ku gjatë pritjes së përgjigjes marrin një vlerë të caktuar monetare.
Pavarësisht faktit se 1 ne 100 raste e përfiton azilin në këto shtete, dëshira nuk po ndalet. Forcat e policisë kufitare kanë marrë urdhra të rrepta për të ndaluar çdo kënd i cili nuk përmbush kriteret e lëvizjes.
Portet shqiptare kanë qenë më së shumti qendra për lëvizje e shtetasve të cilët kanë dashur të largohen nga Shqipëria.