Kryeqytetet europiane ndodhen ne alarm për sulme te mundshme terroriste ne prag te Vitit te Ri. Informacionet e siguruara nga shërbimet sekrete te nje vendi qe nuk behet i ditur u janë përcjelle autoriteteve te disa vendeve, por lajmin e kane bere te ditur ato austriake. Shefi i policisë se Vjenës foli për rrezik te larte per sulme te mundshme me bombe ose me arme ne vende me grumbullime te mëdha, çka ka sjelle rritje te vigjilencës ne vend. Megjithatë, deri tani nuk ka patur aullime te aktiviteteve festive te planifikuara, pasi nuk ka nje kërcenim konkret. Kontrollet janë shtuar ne vendet publike dhe ne aeroporte. Një dite me pare u zbulua se grupi prej 15 personash i arrestuar se fundi ne Bosnje kishte planifikuar te kryente nje seri sulmesh natën e ndërrimit te viteve, ku synonin te vrisnin mbi 100 persona. Edhe kreu i shtetit islamik Al Baghdadi përmes nje mesazhi audio u ka bere thirrje shtetasve saudite qe te hakmerren për popujt ne Siri e Irak, pasi Arabia Saudite ndërmori nismën per krijimin e nje koalicioni kundër shtetit islamik te disa vendeve te besimit mysliman.
Fishekzjarrët shpërthejnë në shtëpinë e përfshirë nga zjarri në Massachusetts
Ky është momenti kur fishekzjarrët shpërthejnë brenda një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Spencer të Massachusetts. Nuk raportohet për…